-Jetë dhe Stil

Spotify vs Apple Music, çfarë të zgjedhim?!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 09/11/15 |
root

Spotify është një shërbim i muzikës online (e njohur si Music streaming), të cilët kanë të drejta autoriale mbi këngët dhe që iu mundëson dëgjuesëve ti dëgjoni ato në internet.

Spotify filloj si një start-up kompani në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm në vitin 2006. Fillimisht u ofrua për download vetëm në Suedi në vitin 2008 dhe shumë shpejtë arriti të ketë një milion anëtarë.  Momentalisht Spotify ofrohet në më shumë se 50 vende të botës dhe ka arritur të ketë 75 milion antarë nga të cilët 20 mil. prej tyre janë abonues Premium, d.m.th me pagesë.

Oferta për dëshirat muzikore që ofron Spotify është tejet e madhe, ashtu sikurse edhe në Apple Music me mbi 30 milionë këngë.  Në këto dy platforma mund të dëgjoni muzikë përmes mjeteve elektronike nga më të ndryshmet sikurse: Smartfonë, tableta, kompjuterë, resiverë, Smart-tv, konzola lojërash etj.

Për të gjitha këto ju duhet vetëm të antarësoheni, dhe mund të zgjedhni mes profilit me pagesë apo falas që e ofron Spotify. Në paketën falas nuk mund të dëgjoni muzikë offline çka do të thotë që duhet të jeni të kyqur në internet dhe herë pas here keni ndërprerje gjatë ndrrimit të këngëve me marketing. /RevistaPorta

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas