Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për pushime me bashkëshorten dhe fëmijët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 20/08/21 |
Opi Nion

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë për disa ditë pushimi.

Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e vjetër në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.

Tashmë futbollist i PSG-së, Messi nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Brest në transfertë dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

Kujtojmë se Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalonasve. Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër./Opinion.al

Pas