Sport

Mes frikës nga koronavirusi, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 23/07/21 |
Opi Nion

Këtë të premte kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike në Tokio të vitit 2020, të cila u shtynë me për një vit për shkak të pandemisë COVID-19.

Olimpiada do të duhet të ishte zhvilluar vitin e kaluar, por për shkak të koronavirusit u shty për një vit. Edhe këtë verë, pati shumë spekulime që eventi sportiv nuk do të organizohej për shkak të frikës së pandemisë.

Një ditë më parë, Tokio regjistroi 1979 raste të reja, shifër rekord që nga 15 janari, por vendimi tashmë ishte marrë.

Disa prej atletëve pjesëmarrës iu shua ëndrra pa nisur gara, pasi rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit, duke u detyruar të tërhiqen nga kompeticioni.

Vendi ynë përfaqësohet nga 9 sportistë të disiplinave si atletikë, not, peshëngritje, qitje dhe xhudo. Gara e parë për ekipin kuqezi është ajo e gjimnastit Matvei Petrov, e cila do të zhvillohet sot në orën 14:30. Radha vazhdon të shtunën me qitësen Manuela Delilaj dhe xhudistin Indrit Çullhaj.

Pas