Kronikë

Merr flakë servisi i makinave në Berat, roja kishte lënë ngrohësen ndezur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 14/02/22 |
Opi Nion

Një servis makinash është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Berat.

Në momentin e rënies së zjarrit në servis ndodhej vetëm roja, i cili pasi ka parë flakët ka njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga zjarri.

Aktualisht flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka ndodhej brenda servilit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Dyshohet se shkak për këtë zjarr është bërë një ngrohëse me korrent e lënë në prizë, që mendohet se ka shkaktuar masë elektrike./ Opinion.al

Pas