Life Style

Personi që ka 14 muaj i infektuar me Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 14/02/22 |
Opi Nion

Kur Muzaffer Kayasan rezultoi pozitiv me Covid-19 në Nëntor 2020, ai nuk do ta mendonte se do të jetonte me këtë  virus për një kohë të gjatë. Brenda dhe jashtë spitalit prej muajsh, ai i ka mbijetuar sëmundjes, por nuk ka arritur dot  ta mposhtë atë. 56-vjeçari ka bërë 78 teste në 14 muaj dhe të gjitha  kanë rezultuar pozitive.

Unë mendoj se ky është versioni femëror i Covid. Ajo është e fiksuar pas meje“, bën shaka Kayasan teksa shfleton rezultatet e testit të fundit PCR.

Ai ka kaluar nëntë muaj në spital, ndërsa për pesë muaj ka qëndruar i izoluar në shtëpinë e tij në Stamboll. “Do të luaj me ty kur të shërohem”, i drejtohet  ai mbesës së tij gjatë një vizite. Ajo qëndron jashtë, ndërsa ai i i maskuar i jep  një dhuratë. Për të dëshira më e madhe është të shohë familjen . “Nuk kam asnjë problem këtu përveçse nuk mund të prek të dashurit e mi. Është shumë e vështirë“, vijon më tej ai teksa u bën thirrje autoriteteve turke të lehtësojnë izolimin e tij.

Mjeku i Kayasan dhe profesori i sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Stambollit, Serap Simsek Yavuz, thotë se ky  është rasti më i gjatë pozitiv që ata kanë gjurmuar në Turqi./ Klan News

Pas