Bota

Mediat amerikane: FBI mori 11 dosje me dokumente të klasifikuara nga rezidenca Trump



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 12/08/22 |
Opi Nion

Mediat amerikane raportojnë se FBI mori 11 dosje dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në Mar-a-Lago në fillim të kësaj jave.

Të enjten, Departamenti i Drejtësisë i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e kontrollit, një veprim i konsideruar i rrallë gjatë një hetimi në vazhdim.

Më herët Trump tha se e mirëpriti faktin që dokumentet që po bëhen publike.

Ai ka mohuar çdo shkelje dhe tha se dokumentat ishin të paklasifikuara dhe të sigurta.

Duke cituar dokumente, Wall Street Journal raporton se sendet e hequra nga FBI nga Mar-a-Lago përfshijnë 20 kuti, mbajtëse fotografish dhe një letër faljeje të shkruar në emër të strategut politik Roger Stone, një aleat prej kohësh i Trump.

Gjithashtu u gjetën informacione për “Presidentin e Francës”, thotë gazeta, megjithëse është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë./Opinion.al

Pas