Aktualitet

Me yje në duar, Basha publikon spotin e ri : Duhet anëtarësimi në BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 02/04/21 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar ditën e sotme një tjetër spot elektoral teksa fokusi është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Njerëz të moshave dhe  profesioneve të ndryshme duke mbajtur yje në dorë të cilat simpolizojnë BE-në, japin mesazhet e tyre, ndërkohë që e kanë cilësuar Europën shumë të rëndësishme për zhvillimin, artin, kulturën apo dhe bujqësinë.

Në fillim të spotit shfaqet aktori Neritan Liçaj nga Teatri Kombëtar i cili u shemb pak kohë më parë.

Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”- shkruan Basha në “Twitter”./Opinion.al

Pas