Kronikë

Atentat me armë ndaj ish-boksierit, pranga të riut


               Publikuar në : 11:02 - 15/04/19 |
geliano fataj

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Shkodrës. Valter Ksolla dyshohet se ka qëlluar në drejtim të ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa në një atentat të dështuar në maj të vitit 2017.

Po ashtu dhe dy vëllezër janë arrestuar nga policia, si përkrahës të autorit të dyshuar për atentatin.

Atentati në vitin 2017
Dy persona me motor dhe me skafandra në kokë qëlluan me pistoletë ish-boksierin shkodran, i cili mori një plagë në bark. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, asnjëri prej dëshmitarëve nuk ka arritur t’i identifikojë autorët.

Sipas hetimeve ish-boksieri dhe Valter Ksolla kishin patur një konflikt dhe pasi janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin, ky i fundit ka përgatitur atentatin pak ditë më pas.

Arrestimi i Nelson Hysës
Në 9 mars të këtij viti ish-boksieri ka përfunduar në pranga të policisë. Ai dyshohej se ishte pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Për 35-vjeçarin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai ishe shpallur në kërkim në Shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror. /Opinion.al

Pas