Life Style

Sa i kushtojnë Facebook-ut orët e ndërprerjes?


               Publikuar në : 11:39 - 15/04/19 |
xhu lia

Prej disa kohësh rrjetet sociale si “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” janë duke hasur probleme teknike të cilat kanë ndërprerë për orë të tëra shërbimet për përdoruesit.

Një shkrim i të përditshmes italiane “Ilsole24ore” ka sjellë në fokus se sa i kushton kompanisë një ndërprerje e tillë.

Të bësh një përllogaritje të saktë duket se është tejet e komplikuar. Sipas analistëve parashikohet që fitimi i “Facebook” të arrijë në 68.98 miliardë dollarë për vitin 2019.

Diçka e tillë nënkupton se të ardhurat mesatare ditore arrijnë në 189 milionë dollarë. Përmes llogarive arrihet në konkluzionin se janë rreth 7.8 miliardë dollarë reklama që gjenerohen çdo orë dhe që mund të llogaritet edhe si humbje sepse me shumë mundësi ato u garantohen edhe klientëve.

Gjithashtu duhet parë nëse diçka e tillë do të ketë pasoja për listimin e kompanisë në “Wall Street”./Opinion.al/

 

Pas