Te Fundit

Më mirë të rinj që protestojnë se sa të rinj që heshtin!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 02/11/15 |
b.f

Desada Metaj

 

Reforma në arsim ka qënë dhe arsyeja pse disa vezë “fluturuan” sot në drejtim të kryeministrit teksa stafi i kishte organizuar një takim për të folur për taksat e biznesit te vogël në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Situata do të kishte më tepër kuptim nëse do të ishin përfaqsues te bizneseve të mbyllura gjatë aksionit tatimor që do të ndërmerrnin në akt të tillë. Por kjo nuk ndodh në një vend si Shqipëria ku në vend të familjeve të mbetura pa dyqanin që u siguron bukën,vendosen të protestojnë disa te rinj të organizuar në mënyrë modeste. Ata shënjuan kryeministrin për t’i kujtuar se nuk e kanë harruar atëqë ai bëri per reformën e arsimit të lartë. Të gjitha protestat që ky grupim organizoi në kohën kur diskutohej reforma e arsimit të lartë,nuk u pasqyruan thuajse fare nga media ne Shqipëri. Ata akuzonin kryeministrin se po hartonte nje ligj klientelist,që rriste tarifën për Universitetin shtetëror në kurriz të studentëve duke i dhënë hapësire dhe fonte universiteteve private. Pati dhe nga ata pedagogë qe iu bashkuan protestës së studentëve por zëri i tyre nuk arriti dot ne veshët e qeverisë. Madje as në veshin e opozitës. E cila gjen cdo rast për të denoncuar tenderat dhe milionat e ministrave,por nuk u ndje në rastin e këtij ligji. Zëra thuajse të mbytur nuk mundën të artikuloheshin qartë për ketë temë,dhe shumë nga studentët akuzuan PD që edhe ajo mbron pozitat klienteliste te ligjit. E gjithë kjo situatë u finalizua sot në një protestë ndryshe,në një revoltë nga ato që jemi mësuar ti shohim në Kosovë,por jo në Shqipërine e kompromiseve. A është normale dhe qytetarë goditja me vezë? Ndoshta disa e mendojnë si shkelje flagrante të qytetarisëdhe fyerje nga kryeministrit. Disa të tjerë mbase nuk e shohin me sy të mirë gjallërimin e një grupi qe thellë thellë mund ti ketë rrenjët tek ekstremizmi i majtë. Ka dhe nga ata që e shohin krejt normale ndërsa “fenomeni i vezës” ka prekur dhe politikanë të njohur ne Europë. Ajo që mbetet e paqartë në këtë situatë ështe vendndodhja e opozitës shqiptare,e PD,kryetari i së ciles e mbeshteti “vezen kundër Rames” por nuk ja vuri veshin kurrë kërkesave të studentëve për reformën në arsimin e lartë. Ku janë të rinjtë e PD në këtë situatë kur reformat më të njohura të qeverisë kanë ndeshur në një rezistencë dhe kanë shkaktuar pakënaqësi tek njerëzit dhe biznesi. Me cfarë merret Forumi Rinor i PD kur te rinjtë protestojnë për arsimin e larte,kur biznesit të vogel i merret fryma nga taksat,kur shendetësia ndodhet në ditët e saj më të këqija? Me zgjedhjen e kryetarit te ri? Kjo po që është një shqetësim më vete. Sepse të gjithë të rinjtë e politikës sot e kanë një merak,ti pelqejnë kryetarit,të jenë në paradhomën e tij dhe sa më shpejt në parlament. Vetëm keshtu do të mund të bëhen të famshëm dhe të pasur. Pak a shumë si pjesa më e madhe e atyre qe janë në politikë. Dhe me këto modele lënë pas një boshllëk të madh në atë që duhet të ishte protesta e të rinjve kundër kësaj politike,protesta kundër sistemit që u ndertua keto vite,zeri kunder konformizmit dhe stilit te politikës shqiptare. E deri sa kjo frymë të ringjallet në Shqipëri,do mendoj që janë më mirë të rinjtë që protestojnë (pavaresisht formës që zgjedhin) se sa ata që heshtin.

 

 

 

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Pas