Kronikë

Me makinë të vjedhur në Suedi, arrestohet në doganën e Morinës 22-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 25/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një 23-vjeçar është vënë në nga policia në pikën kufitare të Morinës pasi automjeti me të cilin udhëtonte rezulton të jetë i vjedhur në Suedi.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se në pranga ka rënë 22-vjeçari me iniciale A.A. Gjatë verifikimit në sistem, ka rezultuar se automjeti tip Benz ishte vjedhur në Suedi.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”. 23-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”./Opinion.al

 

Pas