Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 25/02/21 |
Semiljana Azizi

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhet me dije se mjeti me drejtues E.B, tek mbikalimi i Fllakës, ka përplasur për vdekje një këmbësor 60-vjeçar, ende të pa identifikuar.

52-vjeçai është shoqëruar në polici teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas