Aktualitet

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 994 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 25/02/21 |
Doriana Çepunaj

Përkeqësimi i situatës së pandemisë në vend ka bërë që policia të intensifikojë kontrollet për respektimin e masave anti-COVID. Autoritetet bëjnë me dije janë gjobitur 994 qytetarë, 906 prej të cilëve për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të gjobë 3.000 lekë, 136 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, efektivët e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, administratorin e një subjekti që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë anti-COVID.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 10 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00./Opinion.al

Pas