Aktualitet

Ambasadorja Kim takohet me Lulzim Bashën, njihet me programin e opozitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 25/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Përmes një statusi në twitter Kim bën me dije se gjatë takimit është njohur me programin e PD dhe të aleatëve si dhe ka nënvizuar se SHBA pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra.

“Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan Kim./Opinion.al

Pas