Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e prindërve shkaku i traumave seksuale te fëmijët

2019/02/06 at 1:54 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e prindërve shkaku i traumave seksuale te fëmijët

Nga Aurela Agalliu/ Psikologe


Abuzimet seksuale tek të miturit, janë tregues i problemeve të thella të një shoqërie e cila evidenton një nivel të ulet emancipimi social, psikologjik dhe kulturor. Një shoqërie që thërret për nevoja emergjente të trajtimit psikologjik, me individ me subjekt problematik të hershëm, ku duhet hulumtuar për një abuzim të mëparshëm ose të ekspozuar ndaj fenomenit familjar apo social.

Rasti i të miturës në qytetin e Kavajës, është një dëshmi e frikshme lidhur me eksperiencat e para seksuale, të cilat përcaktojnë shëndetin e kësaj marrëdhënie në të ardhmen e individit dhe cilësinë e raporteve intime ose jo.

Prindërit shqiptar, të mbyllur në mendësi dhe të ndikuar nga tabutë në lidhje me seksin, krijojnë komunikime të mbyllura dhe paragjykuese me fëmijët e tyre, duke mos krijuar hapësira komunikimi dhe edukimi në këtë fushë. Raste të përsëritura, trauma që lënë gjurmë në jetën dhe ndërgjegjen e të riut. Modele të deformuara të një prindërimi jo të suksesshëm, të një sistemi arsimor problematik, të një shteti aspak funksional, krijojnë hapësira për ekspozimin ndaj fenomenit të abuzimit seksual.

Nëse do të kthehemi në një analizë të ngjarjes konkrete, do të kuptoni se vajza ka vepruar ndaj shantazhit në prani të frikës se mos rasti i saj do të bëhej publik ose do të merrej vesh nga prindërit. Për tu maskuar para opinionit që me të drejtë, pasi paragjykimet jane tejet të rënda në këtë kontekst dhe etiketues, çoi në një ngjarje të rëndë ku nuk abuzohej vetëm nga një individ por nga disa.

Nëse prindërit do të kishin një komunikim të vazhdueshëm me vajzën, të lirë dhe jo gjykues, ju siguroj se një ngjarje e tillë, abuzues-viktimë nuk do të kishte ndodhur kurrsesi. Në kulturën shqiptare, vazhdon të mbetet tabu edukata seksuale. Sa prej prindërve zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me fëmijët mbi zhvillimin e tyre seksual? Sa prejt tyre kane guximin të futen në lekuren e fëmijëve të tyre dhe ti orientojnë ata drejt njohjes së dëshirave dhe emocioneve të tyre?

Nese doni pergjigje, ju siguroj se numri i tyre është fare i vogël sa mund të konsiderohet i papërfillshëm. Nuk kam  qëllim gjykimin ndaj prindërve por reflektimin mbi rolin e tyre në edukimin gjithëpërfshirës mbi fëmijën. Puna e tyre përcakton suksesin ose jo të marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijëve, gjithashtu inicion baza të forta të shëndetit mendor, dhe parandalimin e fenomeneve të tilla traumatike.

Më vjen keq të them se mungesa e vëmendjes ndaj sjelljeve të fëmijës, pengon parandalimin e abuzimit. Një femijë i abuzuar shfaq sjellje të cilat janë të dukshme pasi janë ekstremisht të ndryshme nga ato që prindërit shohin përditë tek femija i tyre.

Abuzimi seksual  shfaq pasoja serioze, sjellje keqadaptuese dhe vështirësitë fizike/psikologjike të tilla si: Vetëbesimi i varfër, depresion, ankthi, zemërimi, armiqësi, agresion, ç’rregullim të stresit post-traumatik, dhimbje koke, pagjumësi, obezitet, lodhje kronike, sjellje destruktive, abuzime me alkool / substancë / tentativa suicidale, etj. Prandaj tregoni kujdes dhe lexoni çdo sjellje të fëmijës tuaj pasi ju çojnë gjithmone drejt problemit të cilin mund ta fsheh për disa kohë ndaj jush.

Gjithashtu, zbehja e rolit të psikologut dhe mungesa e përfshirjes së tij në struktura të rëndësishme të institucioneve arsimore dhe më gjerë, është faktor i rëndësishëm tregues i rasteve të larta të abuzimeve seksuale. Figura e psikologut po trajtohet si nevojë aparente duke mos u marrë si domosdoshmëri.

Se fundi duhet kthyer vëmendja nga abuzuesit, autorë të veprës penale, për të cilet nuk vlen vetëm masa rehabilituese nëpermjet dënimit por e nevojshme gjithashtu është edhe trajtimi afatgjatë nëpërmjet një programi psikorehabilitues, në mënyrë që autori të mos jetë përsëritës i vepres penale.

Ps: Prindër, jini te vëmendshëm dhe kushtojini më shumë kohë fëmijëve tuaj. Zhvishuni nga komplekset tuaja dhe ecni zbathur në rrugën emocionale, sociale, kulturore dhe psikologjike të tyre. Teksa shpenzoni pafundësisht lekë për t’u blerë atyre telefonin apo ipadin më të mire, blijini atyre më shumë libra dhe shpenzoni më tepër lekë për ti trajtuar për nevojat që kanë në menyre që të mos rrisni mostra por individ dinjitoz dhe kontribues në jetën e tyre dhe të tjerëve që kanë pranë!

Etiketa: Aurela Agalliungjarja e Kavajespsikologe


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
PD akuzon Ramën: Po përdor ushtarët për të zvarritur komisionin “Tahiri”

PD akuzon Ramën: Po përdor ushtarët për të zvarritur komisionin "Tahiri"

Video/ Tension në Vlorë, djali-sulmues i Presidentit godet kundërsharin

Video/ Tension në Vlorë, djali-sulmues i Presidentit godet kundërsharin

Adoleshentja kosovare shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi

Adoleshentja kosovare shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi
















TE FUNDIT

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
15 Qershor, 2025

Policia Kufitare Vlorë u ka ardhur në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur...

Lexo më shumë

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor, 2025

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

Lexo më shumë

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
15 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit dhe SHBA pas sulmit ndaj Iranit, duke thënë se diktatura teokratike...

Lexo më shumë

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
15 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com