Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës, BE: Përshkallëzues dhe kundër frymës së normalizimit

2024/05/21 at 3:27 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës, BE: Përshkallëzues dhe kundër frymës së normalizimit

Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar të martën për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të Kosovës, duke e vlerësuar këtë veprim kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në një komunikatë shtypi, blloku tha se veprimet e pabashkërenduara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe “rrezikojnë bisedimet e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para në dorë”.

“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës u japin përparësi veprimeve të njëanshme dhe të pabashkërenduara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”, thuhet në njoftim, në të cilin theksohet se statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia “parashihet të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe në ndërlidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.


Banka Postare Kursimore është institucion financiar që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë. Policia tha se gjatë operacionit të djeshëm janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati tha të martën se operacioni është kryer nën dyshimin e bazuar se degët e Bankës Postare Kursimore po vepronin pa licencë.

“Sa i përket shumave që janë sekuestruar gjatë bastisjes, konsideroj që ato i takojnë një procesi gjyqësor tanimë meqenëse prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato besoj fillimisht shërbejnë si prova e pastaj mund të derivohet se si të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor që tanimë prokurori është vënë besoj në lëvizje dhe gjyqësori do të duhej ta trajtoj si lëndë dhe t’i jap epilog përkatës në lidhje me shkeljet ligjore që janë gjetur”, tha ai.

Banka Postare Kursimore tha në një reagim se fondet personave që kanë llogari në këtë institucion janë të sigurta dhe se të gjithë punonjësit e Bankës qëndrojnë në marrëdhënie pune.

“Përkundër ndërprerjes së përkohshme të funksionimit të Qendrës Rajonale në Mitrovicë, klientët e Bankës mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet bankare në degët më të afërta në vendkalimet kufitare… si dhe në pjesën tjetër të rrjetit të biznesit të bankës”, thuhet në njoftim.

Ky institucion nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar akuzat për veprimtari të paligjshme.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për operacionin e djeshëm të policisë së Kosovës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

Operacioni i djeshëm i policisë nxiti reagimin edhe të diplomatëve tjerë në Prishtinë si dhe të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ky mision tha të martën se po përcjell me shqetësim të shtuar veprimet e policisë në veri duke nënvizuar se është thelbësore për të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta zgjidhur këtë çështje në kuadër të dialogut si dhe të shmangin veprimet destabilizuese.

“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni për hollësitë, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha zoti Murati.

Operacioni i së hënës ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot të dyja palëve që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga i dërguari evropian për bisedimet Miroslav Lajçak./VOA



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
KPA jep vendimin, kreu i KLP Alfred Balla 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

KPA jep vendimin, kreu i KLP Alfred Balla 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

“Jo një kryetar që na kujton vitet ’90”/ Berisha reagon pas deklaratës së Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

“Jo një kryetar që na kujton vitet ’90”/ Berisha reagon pas deklaratës së Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Nuk është përjashtuar asnjë strukturë…

Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Nuk është përjashtuar asnjë strukturë…
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}