Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo një kryetar që na kujton vitet ’90”/ Berisha reagon pas deklaratës së Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

2024/05/21 at 4:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jo një kryetar që na kujton vitet ’90”/ Berisha reagon pas deklaratës së Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili i bëri thirrje opozitës që nuk duhet të vendosin si kryetar dikë që ‘na kujton përplasjet e viteve ‘90.’

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënime.

Ndër të tjera, ai thotë se vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura.

“Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.

Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci.

Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!
Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve”, shkruan Berisha.

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Nuk është përjashtuar asnjë strukturë…

Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Nuk është përjashtuar asnjë strukturë…

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Ministri i Mbrojtjes Gallant: Kërkesa e GJNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur

Lufta me Rusinë/ OBSH: Mbi 14 mijë persona të zhvendosur nga luftimet në Harkiv

Lufta me Rusinë/ OBSH: Mbi 14 mijë persona të zhvendosur nga luftimet në Harkiv

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com