Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet protesta e PD me thirrjet për marshimin e radhës deri në formimin e Republikës së Re

2017/05/13 at 1:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mbyllet protesta e PD me thirrjet për marshimin e radhës deri në formimin e Republikës së Re

Mbyllet protesta e opozitës e cila nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në 13:30. Kanë folur vetëm qytetarë dhe në fund, i vetmi nga PD, lideri i saj Lulzim Basha. Në fund ai tha: Shkoni të qetë në shtëpitë tuaja deri në marshimin e radhës për të ndryshuar Shqipërinë.


“Republikë e re; Zgjedhje të lira”, është motoja e PD-së.

Protesta kaloi pa asnjë incident dhe vetë Basha e theksoi se forca jonë është tek bashkimi jo tek dhuna.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë shqiptarë se sot. Kjo nuk është protestë , por referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re.

Ju shoh edhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund para Skënderbeut dhe iu përshëndes sikur iu kam dëgjuar 85 ditë me radhë nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare. Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik.

Me 18 shkurt, tre muaj më parë u bashkuam për ti dhënë ndal keqqeverisjes, krimit dhe drogës për të kërkuar zgjedhje të lira, si themeli i bashkëjetesës. U bashkuam në këtë shesh për 85 ditë me radhë nga të gjitha kategoritë.

 

Ajo që nisi si një kërkim në shpirtrat tanë për rrugëdaljen u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën dhe ngjalli kurajon në zemrat e cdo shqiptari, që mbushi cdo shqiptar përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot dhe atdhe në një të nesërme më të mirë vendimin e madh për ta shporrur dëshpërimin për ta përmbysur Rebulikën e Vjetër për të ngritur të renë.

Ja tek jemi sot me një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota, ku nuk është thjeshtë bashkimi kundër keqqeverisjes dhe kundër të keqes, por shpallja e shpresës te vetja juaj.

Këtu keni ardhur se besoni te Republika e Re dhe jo se besoni te një njeri apo parti, protesta ripërtëritja e besimit të cdo shqiptari te vetja e vet, tek familja dhe të gjithë te njëri tjetri.

Përmes këtij besimi ka nisur shpresa që nuk vdes kurrë për Republikën e Re. E nisëm për një objektiv, zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sot jemi këtu për shumë më shumë.

Nuk jemi mbledhur për një ndryshim të vetëm, por më të madhin në 27 vite në historinë tonë. Gjithcka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit gjithcka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Republika e Vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Kombëtar, ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta njohim më Republikën e krimit dhe të drogës. Si mund të pranojmë një shtet ku 18-vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes për një cigare hashash dhe trafikantët bëhen deputetë dhe ministra. Si mund të pranojmë që të papunët kërkojnë bukën e përditshme për familjet e tyre, pushtetarët ia shtrojnë me dreka dhe darka, që kushtojnë sa ndihma ekonomike e një qyteti.

Republika e Vjetër e turpit, pacientët rropaten në spital dhe farmaci spitalore që ilaçe nuk ka, as mjekë, sepse miliona euro i merr me një dorë Rama me oligarkët e koncesioneve.

Një grup pronarët universitetesh të bërë njësh me pushtetin e Ramës bëjnë miliona euro me paratë e shqiptarëve. Ministër i Brendshëm vihet njeriu vihet që i torturoi njerëzit se festuan ditën që vdiq diktatori. Si mund të pranojë Republikën e Vjetër shtresa e mesme, që u bëhet presion që të mbyllin gojën.

Qeveria po bën gati vjedhjen e zgjedhjeve për të pasur një parlament të diktuar nga krimi. Ne jemi bashkuar dhe i kemi thënë ndal këtij projekti dhe i kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që lufton drogën dhe kriminelët dhe që kthen besimin te vota e lirë.

Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj dhe më të shenjtë se forca e kauzës tonë të drejtë, ndaj sot jemi 15 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi më shumë.

PD bëhet cdo ditë me e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju dhe për ju për zgjedhje të lira. Askush nuk dobësohet, nga lufta për kauzat e drejta, i bën njerëzit më të fortë, e bën bashkimin tonë të pathyeshëm. Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Europën dhe Amerikën, në asnjë vend nuk luftohet më fort për Europën. Ne jemi mbledhur për një vendim të madh që e con Shqipërinë në Europë, që e rikthen fatin e qytetarëve në duart tuaja, vendimin për t’i thënë njëherë e përgjithmonë Republikës së Vjetër.

Ne jemi këtu që përmes Republikës së Re tu kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë.

Do i japim fund taksave të larta, vjedhjes më të madhe qeveritare. Do të injektojmë një mld euro në ekonominë shqiptare.

Zëri i emigrantëve do të dëgjohet përmes votimit elektronik. Këto janë të mundura nëse kuçedra e Republikës së Vjetër do të largohet nga burimi dhe resurset e shqiptarëve.

Duhet të presim lidhjet e krimit me politikën. Keq e më keq do të bëhet Shqipëria nëse ia lejojmë krimit të vendosë, përmes krimit dhe zgjedhjeve fasadë.

Asgjë nuk do të jetë si më parë nëse marrim fatin në duart tona. Republika e Re nuk mund dhe nuk do jetë kurrë e politikanëve dhe partive dhe ku parlamenti është noteri i qeverisë.

Me Kushtetutë e me ligj anëtarët e parlamenti do të zgjidhjen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do të përfaqësojnë vetëm vullnetin tuaj.

Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira, ku cdo qytetar mund të shprehë vullnetin e tij i pakërcënuar, shitur dhe blerë.

Koha e monizmit shkoi njëherë e përgjithmonë, zgjedhjet pa opozitën ti harrojë republika e vjetër dhe gjithkush që qëndron pas saj, por ne do të kemi zgjedhje të lira, sepse forca jonë është e bashkimit dhe qendresës. Iu pyeta a jeni gati të luftojmë, iu premtova se jam gati t’iu udhëheq dhe sot jam për t’iu thënë se: unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin që iu dhamë 85 ditë më parë. Nuk kanë reshtur kritikat dhe sulmet ndaj meje dhe PD, por ju e jeni parë që unë as jam stepur dhe asnjë ndalur nga rruga që iu premtova dhe as nuk jam joshur sepse; këtë beteje nuk e bëj për veten time, por për të gjithë ju.

Sulmet nuk më bëjnë përshtypje sepse forca juaj është te bashkimi dhe qendra juaj. Përshëndes policinë përzemërsisht, asnjë frikë nuk duhet të ketë askush, forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhunë, forca jona është bashkimi dhe qëndra juaj.

Mbi supet tona peshon pesha e historisë, në zemrat tona drita e të vërtetës. Ju jeni gati të hedhim hapin drejt të ardhmes që na pret, ju jeni gati të marrim vendimin e madh.

Jam gati ta mbaj premtimin së bashku për t’iu cuar deri në fitoren totale, dita e parë e Shqipërisë po afron. Unë e dija që kjo po vinte, ishte cështje kohe sa shqiptarët të zbulonin Kreshnikun brenda vetes së tyre, fisnikërinë dhe qytetarinë europiane.

Le ta shpallim sot Republikën e Re. E sotmja ka hyrë në histori, është vulosur me votën tuaj, me praninë tuaj në këtë shesh. E vjetra po mundet, por që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj dhe kam një pyetje për ju. Nuk iu kërkoj asnjë sakrifikcë, iu lus që gëzimin dhe paqen ta merreni me vete në fund të këtij referendumi popullor.

Por pyetja është kjo: A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar edhe të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet që po vijnë?

A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Iu kërkoj vetëm qëndresë dhe Zoti do të na bekojë me fitore. Por zgjedhje të lira dhe të ndershme të vetmet që Shqipëria do të ketë, kështu sikur u mblodhëm sot të jemi gati për të tretën të vërtetën, ti lutemi Zotit të hapë sytë dhe veshët e kundërshtarëve të Republikës së Vjetër dhe ti hapin rrugë përmes dialogut.

Me Republikën e Re do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Zgjedhje të lira, qeveri teknike, Republikë e Re. Bëhuni gati për marshimin final, jeni gati apo jo? Zoti e bekoftë Shqipërinë.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Rihanna një mbretëreshë stili

Rihanna një mbretëreshë stili

Si u prit Basha në selinë blu pas protestës?/Ja kush ishte përkrah tij

Si u prit Basha në selinë blu pas protestës?/Ja kush ishte përkrah tij

Nishani në Kosovë, homazhe për masakrën e Raçakut

Nishani në Kosovë, homazhe për masakrën e Raçakut
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}