Aktualitet

Mbyllet numërimi në Vlorë, Gjiknuri: Vlora s’u ndal, ruajtëm numrin rekord


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 27/04/21 |
Opi Nion

Qarku i Vlorës ka mbyllur procesin e numërimit të votave. PS ka ruajtur 8 mandatet e saj, ndërsa po aq sa siguroi edhe në 2017.

Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate. Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

Ndërkohë përmes një statusi në rrjetet sociale, Damian Gjiknuri, shprehet i kënaqur me rezultatin. Gjikunuri thotë  se kjo votë e marrë në këto zgjedhje është një përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës.

“Faleminderit për besimin! Vlora nuk u ndal. Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë. Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS. Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat! Vota e marrë është përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës!”, tha Gjiknuri./Opinion.al

Pas