Aktualitet

Veliaj: Fituam në Njësinë Nr.2, i kam kërkuar të telefonojnë Joridën sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 27/04/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik për Tiranën i Partisë Socialiste, Erion Veliaj në një dalje të dytë për mediat ka shpallur fitoren edhe në Njësinë Nr.2.

Nga selia rozë, Veliaj tha se Njësia 2 është një nga njësitë në të cilën janë bërë investimet më të rëndësishme. Teksa theksoi se në këtë njësi gara ka qenë e fortë duke nisur nga Presidenti tek deputetja e PD

“Kam një kënaqësi posaçërisht të madhe se unë jam rritur në njësinë 2, s’ka kënaqësi më të madhe të them që ne kemi fituar bindshëm Njësinë 2 të Tiranës, një nga njësitë më të mëdha e që është transfomuar kaq shumë kjo fitore ne na jep një përgjegjësi shumë të madhe”, tha Veliaj.

“Nga sot duhet të nisim punën e puna e parë duhet të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë, ka qenë një njësi ku kemi pasur betejë shumë të fortë duke nisur nga Presidenti i Republikës te shoqja ime Jorida. Çfarëdo dallimesh e qejfmbetjesh, fushata mbaroi tani cdo qejfmbetje nga skenat e fushatës duhet të jetë pjesë e të kaluarës e të shohim para.

Benit i kam kërkuar që sot të telefonojë Joridën, tani mbaroi, pati fitues, të dy deputetët, edhe mikesha që përfaqëson opozitën duhet të punojnë bashkë për të mirën e Njësisë. Skuadra jonë e ka dinjitetitn të shtrijë dorën e të krijojë atmosferën që ti shërbejmë të gjithëve njësoj pavarësisht bindjeve politike”, tha Veliaj./Opinion.al

 

 

 

 

Pas