Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbylla e emisionit, reagon Veliaj: Shpifje të koordinuara nga PD-ja

2016/10/11 at 9:45 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë/ Kush e mbron biznesmenin Edurim Teqja?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas mbylljes së emisionit “Publicus” në Vizion+. Ai u akuzua se bllokoi përmes pronarëve transmetimin e një emisioni investigativ për vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjiklaj në Sharrë. Në reagimin e tij Veliaj thotë se kjo është balta që hedh PD-ja dhe me këtë rast sulmon gjithë mediat që publikuan lajmin për mbylljen e emisionit, duke i quajtur batare të PD-së.


Reagimi i plotë i Erion Veliaj

Jam informuar dje nga një deklaratë e Partisë Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e radhës – tanimë thuajse të përditshme – kësaj here për një emision të patransmetuar në Vizion Plus.

Me një mori punësh që ka Tirana, as nuk kam kohë e as interes të merrem me çdo histori që shpiken në dhoma montazhi, seli partie e duzinë portalesh pranë tyre.

As nuk e kam parë emisionin, as nuk i njoh gazetarët, e as kam kontaktuar KURRË me Vizion Plus. Sfidoj këdo që bën gazetari të mirëfilltë të provojë të kundërtën! Por, kushdo që më njeh, e di se sa i fokusuar jam në punët e Tiranës e sa nuk harxhoj kohë fare me litaninë e përditshme të PD e mercenarëve të tyre – sepse besoj se qyteti ndërtohet me punë, jo me helm!

Sigurisht që, për PD e shpurën e tyre, humbja e Tiranës – pa lënë asnjë gjurmë gjatë qeverisjes – është një parathënie e humbjes së 3-të radhazi pas pak muajsh. Është e qartë si drita e diellit se për një parti si PD, që fjeti gjumë 4 vjet, Tirana në Punë është një makth nga i cili s’po dinë si të zgjohen. Por, ky nuk është problemi im e i Tiranës, njerëzit duan punë konkrete e jo baltovinë konstante!

Në 1 vit, Tirana ka hapur 100 kantiere pune, ka më shumë rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe e kënde lojërash! Ka sot një jetë artistike, kulturore e turizëm të paprecedentë më parë. Ka një Bashki me 3 turne në punë dhe një qytet më të pastër, më të ndriçuar e më të gjelbër. Sado të përpiqen me histeri e kujë, nuk i bindin dot 1 milionë dëshmitarë të këtij ndryshimi frymëzues për qytetin e me jehonë në gjithë rajonin.

Unë do të shqetësohem realisht kur të vijë dita që PD e portalet e saj të mos sulmojnë – aty do kuptoj se s’kemi punuar mjaftueshëm atë ditë e që duhet të përpiqem më shumë! Por, për sa kohë batareja e ligësise nuk ndalet, atëherë jemi në rrugë të mbarë!

Tani, ju lutem, na lini të punojmë, ndërsa ju vazhdoni avazin tuaj të shpifjeve dhe sulmeve si çdo ditë këto 13 muaj. Me shpresë, tek e treta e vërteta – pra, te humbja e ardhshme – do kuptoni se kjo kulturë e shëmtuar nuk solli dobi as për ju, se për vendin jo e jo! Puna or miq, ju nxjerr në dritë, jo çezma e helmit, sajesave e trillimeve! Ju vazhdoni me stërkëmbshat, por ju’a them fort e qartë: TIRANA NUK NDALET!

Më e mira është përpara dhe do ta arrijmë me 1 milionë zemra të tjera me punë të palodhur, optimizëm kronik e fokus te qyteti!

*Në foto: Erion Veliaj me personin në kërkim policor Edurim Teqja. Ky i fundit është administrator i firmës “3R” ku punonte i mituri që humbi jetën tragjiksht në Sharrë dy muaj më parë. 



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Video/ Përmbytje të mëdha në Laç, rrezikohen disa familje

Moti i keq shënon viktimën e parë në Shqipëri, një burrë gjendet i mbytur në kanal

Basha: Largimi i Omnix, lajm i mirë për krimin

Viktima e parë nga përmbytjet/ Basha: Qindra familje në Laç e Fushë-Krujë në mëshirë të fatit

Dita Ndërkombëtare e Vajzave/ Ja çfarë duhet të dini për problemet e tyre në gjithë botën

Dita Ndërkombëtare e Vajzave/ Ja çfarë duhet të dini për problemet e tyre në gjithë botën
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}