Tyson Fury ka mposhtur nw ringun e MGM Grand Arena tw Las Vegasit Deontay Wilder, duke i rimarrë titullin e kampionit në boksin e peshave të rënda në WBC.
31-vjeçari britanik fitoi duke dominuar të gjithë përballjen derisa në raundin e shtatë stafi i Wilder vendosi të dorëzohej duke hedhur peshqirin.
Ai që quhet Fury e festoi triumfin duke kënduar mbi ring, ndërkohë që për Wilder kjo ishte humbja e parë në karrierën profesioniste.
Pas ndeshjes, ish-kampioni tashmë deklaroi: “Nuk kam asnjë justifikim. Do të kthehem më i fortë se më parë”./ Opinion.al