Sport

“Mbreti u kthye”, Tyson Fury mposht Deontay Wilder


               Publikuar në : 08:44 - 23/02/20 |
Opi Nion

Tyson Fury ka mposhtur nw ringun e MGM Grand Arena tw Las Vegasit Deontay Wilder, duke i rimarrë titullin e kampionit në boksin e peshave të rënda në WBC.

31-vjeçari britanik fitoi duke dominuar të gjithë përballjen derisa në raundin e shtatë stafi i Wilder vendosi të dorëzohej duke hedhur peshqirin.

Ai që quhet Fury e festoi triumfin duke kënduar mbi ring, ndërkohë që për Wilder kjo ishte humbja e parë në karrierën profesioniste.

Pas ndeshjes, ish-kampioni tashmë deklaroi: “Nuk kam asnjë justifikim. Do të kthehem më i fortë se më parë”./ Opinion.al

 

Pas