Aktualitet

Lëvizte i armatosur, arrestohet 19-vjeçari në Durrës


               Publikuar në : 09:56 - 23/02/20 |
Opi Nion

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi lëvizte i armatosur. Mësohet se arrestimi i të riut është bërë nga forcat “Shqiponja” në ambientet e një lokali.

I arrestuari është identifikuar me inicialet A.K., banues në Durrës, ndërsa gjatë kontrollit autoritetet i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Tashmë mbi të riun rëndon akuza “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./ Opinion.al

Pas