Aktualitet

Mbledhja e PD, Kadilli: I kërkoj dorëheqjen e parevokueshme Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 16/05/21 |
Opi Nion

Ndërsa Partia Demokratike mbledh sot kryesinë dhe Këshillin Kombëtar në atë që pritet të jetë edhe një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit, mësohet se anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli, është shprehur se do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit Basha.

Në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes, ai tha se do të kërkojë dorëheqje të parevokueshme për Bashën, duke e konsideruar kryetarin si problemin dhe se ai nuk është më zgjidhje për partinë. “Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe nis një periudhë shprese”, tha Kadilli, i cili është ofruar për të kandiduar në garën për kryetarin e partisë edhe në rast të një rikandidimi nga kryetari Basha./Opinion.al

Pas