Kryesore

Kryesia/Kadilli- Bashës: Humbja është e jotja, janë bërë shumë gabime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 16/05/21 |
Opi Nion

Ashtu sikurse dhe deklaroi në mbledhjen e kryesisë, anëtari Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit Basha, pas zgjedhjeve të 25 Prilli.

“Presim dorëheqjen tuaj, nuk je i pazëvendësueshem. PD ka nevojë të ringrihet.  PD ka njerëz shumë të mirë që mund ta drejtojnë”, u shpreh Kadilli që mësohet se ka bërë përgjegjës kryetarin Basha për humbjen.

“E ndertove opozitën me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes. Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte. Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nqs une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes. Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit. Pervojat: 2015 me mire se 2021, dhe keto dukshem me mire se 2017, apo dhe me keq, nga 2019. Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten. Jemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer.Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011. Luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar. Humbja eshte e jotja, pergjegjesia jotja. Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje. Fushaten e bere i vetem. Nuk mbeshtete asnje njeri. Jane bere shume gabime ne fushate. Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen. Per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti ti ndalosh. Lufta per voten behet brenda sistemit. Kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje”, tha Kadilli duke ju drejtuar kryetarit Basha./Opinion.al

Pas