Aktualitet

Mbledh kanoçe në kosha/Gruaja shkon në SPAK, del pronare e kompanisë fiktive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 12/07/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme është paraqitur në SPAK shtetasja Merita Hajdari, të cilës i është falsifikuar firma dhe i janë përdorur të dhënat personale në aferën e inceneratorëve.

E moshuara në të vërtetë nuk është gjë tjetër veç se një mbledhëse e kanoçeve nëpër koshat e mbeturinave në Tiranë.

Emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, por Merita Hajdari në të vërtetë rezulton se mbledh kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave në rrugët e Tiranës.

Në SPAK, ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish.

Merita Hajdari nuk është e vetmja që i janë vjedhur të dhënat dhe i është falsifikuar firma në skandalin e inceneratorëve. Kujtojmë se më parë u bënë publike edhe emrat e çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Pas