Kronikë

Foto-Emri/ 32-vjeçari shqiptar përplaset me shtyllën në Itali, humbi jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 12/07/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari shqiptari është regjistruar këtë të martë në Corso Regio Parco, pranë varrezave monumentale të Torinos në Itali.

Për arsye ende të paqarta, automjeti tip “Ford Fiesta” që drejtonte shqiptari Olsi Hysenaj është përplasur fillimisht me një shtyllë që ndriçonte rrugën e më pas me një pemë.

Mediat italiane raportojnë se Olsi Hysenaj po udhëtonte i vetëm  dhe ndërkohë që është përplasur me shtyllën e ndriçimit është hedhur nga makina.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ndihma e parë dhe punonjësit e policisë vendore, ku këto të fundit nisën hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas