Bota

Mbi 25 mijë raste të reja dhe 356 viktima nga COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 09/11/20 |
Opi Nion

Vijon të jetë e rënduar situata e pandemisë në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 147.725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 25.271 persona.

Si pasojë e koronavirusit 356 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke shkuar kështu në 41.750 numrin i të vdekurve që  prej fillimit të pandemisë.

Deri më tani numri i pacientëve të shtruar në spital ka shkuar në 345.289, ndërkohë që të infektuar në total janë 960.373.

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në zonat e kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore./ Opinion.al

Pas