Aktualitet

Takim me naftëtarët, Rama mbërrin në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 09/11/20 |
Opi Nion

Gratë naftëtare në Ballsh ndërprenë ditën e sotme grevën e urisë pas dakordësisë për diskutime me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ndërkohë, kryeministri ka mbërritur në Fier, ku priten të zhvillohen negociatat me naftëtarët.  Në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, deputet i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi.

Gratë naftëtare janë shprehur besimplotë për gjetjen e një zgjidhje. Naftëtarët zhvilluan grevë urie për më shumë se një muaj për rrogat e prapambetura nga rafineria e naftës në Ballsh./ Opinion.al

Pas