Bota

Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 09/11/20 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper. Trump shprehet se Esper ka “mbaruar punë” dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes.

Vendimi, sipas Trumpin do të hyjë në fuqi menjëherë. Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s.

Trump, ende nuk e ka pranuar humbjen dhe pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara, pa ofruar prova për akuzat. Stafi i fushatës së  tij ka nisur një sërë procesesh gjyqësore në disa shtete. Presidenti i zgjedhur amerikan është, Joe Biden, i cili ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Pas