Aktualitet

Emri/ Humb jetën nga COVID-19 infermieri i kirurgjisë në QSUT


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:09 - 09/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Mësohet se infermieri i Kirurgjisë pranë QSUT, Enver Maloku ka humbur jetën nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një postimi në “Facebook”, ku shpreh ngushëllimet për familjarët e Malokut.

Postimi:

Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku. Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen.
Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij. Humbje qe na trishton te gjitheve. Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi./ Opinion.al

 

 

Pas