Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, mbi 10 milionë persona të infektuar me COVID-19

2020/11/09 at 8:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, mbi 10 milionë persona të infektuar me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kapërcyen 10 milionë rastet me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ndërsa vendi po përballet me një rritje të infeksioneve nga më problematiket se në çdo vend tjetër të botës.

Gjatë javës së kaluar në SHBA numri i infeksioneve u rrit mesatarisht me më shumë se 100 mijë në ditë, ose dyfishi i infeksioneve ditore të shënuara një muaj më parë. Ndërkohë rreth 900 njerëz po vdesin çdo ditë. Më të goditurat rezultojnë shtetet qendrore, të cilat po përballen me nivele rekord shtrimesh në spital.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u takua me anëtarët e një grupi pune mbi koronavirusin ndërsa po përgatit hapat që administrata e tij do të ndërmarrë për të luftuar pandeminë pas marrjes së detyrës në janar. Takimi u pasua nga një fjalim i tij rreth planeve të administratës së tij për të mposhtur virusin.

Po sot (e hënë) Nënpresidenti Mike Pence, i cili drejton masat e administratës aktuale ndaj koronavirusit, pritet të mbledhë grupin e punës për herë të parë që nga 20 tetori.

Infeksionet me COVID-19 janë rritur edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Evropën, ku disa qeveri po zbatojnë masa bllokuese në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Në nivel botëror numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në më shumë se 50 milionë, ndërsa ai i vdekjeve më shumë se 1.2 milionë. Sipas të dhënave rreth 33 milionë njerëz janë shëruar në mbarë botën.

Ndër vendet me infeksionet më të larta në raport me numrin e popullsisë gjatë javës së kaluar ishin Republika Çeke, Belgjika, Franca, Austria dhe Italia.

Zvicra ka gjithashtu një nivel të lartë infeksionesh dhe të dielën më shumë se 200 rezervistë të ushtrisë u vunë në ndihmë të spitaleve që ndodhen në vështirësi për shkak të pacientëve të shtruar rishtazi.

Portugalia, një tjetër vend i goditur rëndë, nga sot (e hënë) nis zbatimin e masave të ndalim-qarkullimit në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes.

Në Poloni, rritja e rasteve me COVID-19 ka shtyrë kryetarin e bashkisë së Varshavës të anulojë marshin vjetor me rastin e ditës së pavarësisë të planifikuar të mbahej të mërkurën.

Ndërkohë qeveria e Argjentinës ka arritur së fundmi një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për të siguruar dozat e një vaksine potenciale. Marrëveshja u arrit për rreth 22 milionë doza që pritet t’i jepen këtij vendi në gjysmën e parë të vitit 2021./ VOA

Ju sugjerojmë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 20 viktima dhe 515 raste të reja

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 20 viktima dhe 515 raste të reja

Rama nuk ofroi zgjidhje për pagat e prapambetura, PD: Gënjeu naftëtarët

Rama nuk ofroi zgjidhje për pagat e prapambetura, PD: Gënjeu naftëtarët

COVID-19/ Kaosi i tamponëve, përgjigja pas 10 ditësh ose humbet fare

COVID-19/ Kaosi i tamponëve, përgjigja pas 10 ditësh ose humbet fare

TE FUNDIT

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com