Aktualitet

Takimi me Ramën, naftëtarët: Nuk ofroi zgjidhje për pagat e prapambetura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 09/11/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e naftëtarëve të Ballshit. Ky takim u zhvillua në Fier dhe zgjati për rreth 2 orë.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj u shpreh se në lidhje me shlyerjen e pagave të prapambetura nuk u arrit asnjë marrëveshje me qeverinë.

Sipas tij, qeveria u premtoi naftëtarëve vetëm një pagë dhe vënien në punë të rafinerisë. Dautaj u shpreh se vendimi tashmë i takon punëtorëve, të cilët mund të vendosin të rikthehen në grevë.

“Me Ramën kërkesa e parë është ajo e pagave të prapambetura. Nuk është arritur marrëveshja. Asnjë nga palët nuk ka rënë dakord. Është rënë dakord në muajt në vazhdim të marrim nga një pagë të plotë. Nuk kemi dalë të kënaqur. Rama na premtoi risjelljen në rafineri të një kompanie serioze dhe dhënia e një page. Gjithçka do të diskutohet me kolegët. Ne kemi një pikë të panegociueshme, pagat tona. Shteti nuk i merr përsipër me 15% të pagave por rivënien në punë të rafinerisë dhe të japë një pagë. Ne diskutuam një projekt që ata kanë. Nesër nëse punëtorët duan mund të futen sërish në grevë.”-tha Dautaj ./ Opinion.al

Pas