Rajoni

Greqi/ Shënohen 1490 raste pozitive në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 09/11/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë Covid-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se Greqia ka regjistruar 41 të vdekur dhe 1490 raste të reja në 24 orët e fundit.

Qytetet ku është shënuar numri më i lartë i të infektuarve janë Selaniku me 412 raste dhe Athina me 390 raste pozitive.

Po ashtu është rritur përsëri numri i të intubuarve, duke shkuar në 239.

Ndërkohë, për të frenuar përhapjen e infeksionit Greqia përveç masave për kufizimin e lëvizjes, ka rikthyer edhe kushtin për pajisjen me përgjigjen e testit negativ, të detyrueshëm për këdo që hyn në vend nga çdo shtet i botës./ Opinion.al

Pas