Vijon të jetë e rënduar situata e pandemisë në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 147.725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 25.271 persona.
Si pasojë e koronavirusit 356 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke shkuar kështu në 41.750 numrin i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.
Deri më tani numri i pacientëve të shtruar në spital ka shkuar në 345.289, ndërkohë që të infektuar në total janë 960.373.
Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në zonat e kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore./ Opinion.al