31,590 doza vaksine Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ministrja shkruan se sasia i vaksinave në total të mbërritura në vendin tonë është 2,045,310.
Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre./Opinion.al