Kronikë

Pamjet/Kush e shoqëroi Davide Pecorellin 2 ditë para inskenimit të vrasjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 20/09/21 |
Opi Nion

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar pamjet ekskluzive të Davide Pecorellit, 2 ditë para se biznesmeni italian të zhdukej në Pukë dhe të humbiste gjurmët për 8 muaj me radhë përpara se të gjendej.

Në këto pamje të transmetuara mbrëmjen e sotme në Uniko, Pecorelli duket që del nga automjeti që kishte marrë me qira, tip Skoda me targa AA 083 SY.

Data është 4 Janar 2021, ora 18:48 e mbrëmjes. Pecorelli që shfaqet në këto pamje është në rreth të kuq. Në videon duken edhe persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen, por janë persona kalimtarë.

Ndërsa duket se pranë Pecorellit është edhe një person tjetër, me të cilin bisedon. Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në studion e emisionit Uniko në Klan Plus, thotë se ky person është marrë në pyetje nga policia shqiptare.

“Del një person i cili mesa duket e pret Davide Pecorellin, i cili pasi hap bagazhin e makinës merr diçka aty dhe po të shikojmë pak sekonda më pas, ai lëviz dhe futet brenda mjediseve apo ambienteve të këtij lokali. Ky është marrë në pyetje dhe ka shpjeguar të gjitha rrethanat e tij me biznesmenin italian, por nuk është se është ngritur ndonjë akuzë ndaj këtij personi apo 12 të tjerëve që janë marrë në pyetje”, u shpreh gazetari Eni Ferhati.

Dy ditë më pas, më 6 Janar, makina tip Skoda e 45-vjeçarit Davide Pecorelli u gjet duke u djegur në Gjegjan të Pukës. Brenda mjetit u gjetën mbetjet kockore dhe sende personale të Pecorellit. Ende sot e kësaj dite nuk dihet kujt i përkasin mbetjet kockore.

Ndërsa më 17 Shtator, në Itali u shfaq Davide Pecorelli, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai qëndronte i fshehur në një ishull të Italisë. / Tv Klan

Pas