-U tha në Opinion

Largimi i Berishës nga grupi, Rushaj: Basha ka marr një vendim politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 20/09/21 |
el ida

Nënkryetari i PD-së dhe kreu i grupit kuvendor Alfred Rushaj është pyetur në studion e emisionit “Opinion”, lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga ky grup.

Rushaj, i cili dikur ka qenë pjesë e kabinetit Berisha tha se ky ka qenë një vendim i vështirë, ndërsa pohoi se Basha i ka dalë përballë këtij vendimi.  “Zoti Basha ka marr një vendim politik. Është larguar nga emocioni që unë, anëtarësia, apo ai vetë ka”, u shpreh Rushaj.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Juve keni punuar në kabinetin e zotit Berisha, ndërsa duhet të merrni një një vendim?

Rushaj: Unë jam aty dhe nuk dua të fshihem dhe as të justifikohem. Vendimi është shumë i vështirë. Unë bsoj që Berisha asnjëherë nuk i ka marr njeriu lekë dhe nuk i ka kërkuar njeriu lekë. Si unë, ka shumë demokratë ashtu dhe vetë zoti Basha ka thënë që është e pamerituar.

Zoti Basha ka marr një vendim politik. Është larguar nga emocioni që unë, anëtarësia, apo ai vetë ka. I është dashur të zgjedhë diçka që mund të kishte pasoja për PD, më e pakta izolimi i partisë nga SHBA.

Fevziu: A nuk do ishte më e drejtë që PD ta hidhte në votim qoftë edhe brenda grupit parlamentar?

Rushaj: Zoti Basha i ka dalë përballë këtij vendimi dhe e ka bërë këtë, sepse vendimin e ka marr në interesin më të mirë të demokratëve nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët. Tani që e ka marr këtë vendim thonë pse e ka marr, nëse do e merrte me votim do thonin pse u fsheh pas votës. Zoti Basha mendon që është në të drejtën e tij sipas kompetencave që kryetari ka në statut për ta marr këtë vendim. Basha e ndjen veten që ka ardhur nga një votëbesim ku mbi 85% e demokratëve e votuan dhe është shprehur se demokratët më kanë votuar për të marr vendime të forta. Për të evituar përçarjen po e marr i vetëm këtë votim./Opinion.al

Pas