Aktualitet

Maturantët dalin në protestë edhe në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 12/06/21 |
Opi Nion

Maturantët kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre për testin e matematikës që u zhvillua një ditë më parë.

Në Tiranë maturantët protestuan para ministrisë së Arsimit, teksa bllokuan rrugën e “Durrësit”. Ata kërkojnë rishikimin e pikësimit për testin e matematikës ose përsëritjen e testit, pasi sipas tyre ka qenë i nivelit shumë të vështirë.

Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore.

Pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur indinjatën pasi iu rrezikohet kërkesat që ata kanë për të shkuar në programet e kërkuara prej tyre. Protesta të tilla të ngjashme janë zhvilluar edhe në shkollat e tjera të mesme të juglindjes së vendit.

Pas