Aktualitet

Matje e shpejtësisë me radar, policia heq 21 leje drejtimi në 2 akse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 25/08/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se  gjatë ditës së së sotme në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë 12 orëve janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Polica bën me dije se janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

“ Janë vendosur 5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse”, njofton policia duke bërë të ditur se vijon kontrolli I akseve rrugore me radar, dronë dhe drager./Opinion.al

 

Pas