Sport

Lionel Messi i thotë Barcelonës se do ta mbyllë menjëherë kontratën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:28 - 25/08/20 |
Opi Nion

Tashmë është e sigurt. Lionel Messi kërkon ta lërë skuadrën me të cilën luajti për 29 vite. Ai i ka bërë të ditur Barcelonës së dëshiron të largohet nga klubi.

Pas humbjes 8 me 2 përballë Bayernit të Mynihut, kishte fjalë se argjentinasi donte të largohej nga klubi. Dhe tashmë prej disa gazetarëve vjen konfirmimi.

Gazetari Alfredo Martinex shkroi në tuiter: “Sot është një ditë shumë e trishtuar për fansat e Barçës. Leo Messi njoftoi se nuk dëshiron të vazhdojë tek Barcelona.”

Më tej ai shtoi: “Messi nuk do të kryejë testimet këtë javë dhe as stërvitjen. Vendimi i tij është final”.

Ky deklarim i tij është mbështetur nga pëlqimi i Marca, i cili shkroi:: “Leo Messi kërko të lërë Barcelonën. E vështirë ta shkruash këtë fjali pa keqardhje”. Thuhet se futbollisti ka shfrytëzuar një klauzolë në kontratë, që parashikon se ai mundet ta lërë klubin në çdo fund sezoni./Opinion.al

 

 

Pas