-Jetë dhe Stil

Maskë me avokado, ideale për rutinën e përditshme të lëkurës tuaj


               Publikuar në : 12:02 - 08/05/19 |
xhu lia

Për të patur një fytyrë të pastër dhe të kuruar është e rëndësishme që të ndiqet një rutinë e përditshme.

Maskat në kushte shtëpie mund të jenë mjaft efikase për ju, duke ju sjellë benefite të shumta. Një prej tyre që do t’iu  garantojë një lëkurë të shndërritshme është pikërisht maska me bazë avokadon.

Më poshtë ju pasqyrojmë përbërësit e kësaj maske dhe gjithashtu vetitë që ato kanë në lëkurën tuaj.

Maskë me avokado

Avokado – Avokado shërben për hidratimin e lëkurës tuaj, redukton inflamacionin dhe gjithashtu ndihmon në shërimin e ankeve.

Mjaltë – Mjalti përmban antioksidantë dhe veti antibakteriale që janë të rëndësishme për reduktimin e poreve dhe pikave të zeza.

Vaj kokosi –Vaj kokosit përdoret si një zbutës fantastik për lëkurën tuaj.

Vaj esencial livande: Ky vaj jo vetëm që ka një aromë të mahnitshme, por luan rolin e qetësuesit për lëkurën tuaj./Opinion.al/

Pas