Aktualitet

Mashtronin të huajt dhe i klononin kartat bankare, arrestohen 3 durrsakët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 27/05/20 |
Al Do

Policia ka çmontuar një rrjet mashtrimi përdorte rezervimet onlinë për të klonuar kartat bankare, kryesisht të shtetasve të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Booking” policia arrestoi 3 persona të moshës nga 24 deri në 43 vjeç, me banim në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. /Opinion.al

Pas