Rajoni

Masat e reja në Maqedonia e Veriut, restorantet mbyllen në orën 18:00


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Prej ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë zbatimi i masave të reja kufizuese, të  miratuara nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Masat të cilat do të jenë në fuqi, në vendin fqinj deri më 20 janar, parashikojnë që orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike do të jetë deri në orën 18:00.

Gjithashtu, ndalohet organizimi i festave të ndryshme në prag të festave të fund-vitit si dhe grumbullimin e shumë personave.

Kufizimet e reja ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se këto masa të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar./Opinion.al

Pas