Bota

Marrja e dozës së tretë të Pfizer rrit ndjeshëm mbrojtjen nga “Delta”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 29/07/21 |
Opi Nion

Të dhënat e reja të publikuara nga kompania e Pfizer tregojnë se një dozë e tretë e vaksinës së Pfizer dhe Biontech rrit mbrojtjen kundër variantit Delta.

Kjo mbrojtje e fuqishme shkon përtej imunitetit që mundësojn dy dozat standarde.

Bëhet me dije se të dhënat e postuara online sugjerojnë se nivelet e antitrupave që mund të shënjestrojnë variantin Delta, u pesëfishuan tek personat nga mosha 18-55 vjec, të cilët morën një dozë të 3 të vaksinës.

Në grupmoshën 65 deri në 85 vjec, u vërejt se nivelet e antitrupave që duhet të mbrojnë nga varianti Delta 11-fishohen krahasuar me dozën e dytë e cila është standarde për mbrojten nga COVID-19.

Dr. MikaelDolsten, i cili kryesoi studimin i cilësoi të dhënat si inkurajuese dhe tha se marrja e një doze të 3-të me shumë se 6 muaj pas vaksinimit, përforcon në mënyrë të kosndierueshme mbrojtjen./Opinion.al

Pas