Aktualitet

Maqedonia shkarkon ambasadorin në UNESCO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 27/10/15 |
b.f

SHKUP-​Me vendim të Presidentit të Maqedonisë, George Ivanov,  është shkarkuar nga funksioni ambasador i Maqedonisë në Francë, Agron Buxhaku. Mediat shqiptare në Maqedoni thonë se funksioni i tij si ambasador  përfundonte më 4 dhjetor të këtij viti.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Buxhakut më pak se një muaj e gjysmë para skadimit të mandatit të tij ka të bëjë me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO më 9 nëntor.

Maqedonia dhe Mali i Zi, u kritikuan nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për votimin pro  Kosovës në Bordin Drejtues të UNESCO-s.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas