Rajoni

Maqedonia e Veriut shënon ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 24/08/20 |
el ida

Maqedonia e Veriut ka regjistruar katër viktima dhe 78 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e ulët që nga 4 gushti kur ishin regjistruar 75 raste.

Viktimat janë nga Gostivari, nga Tetova dhe nga Kumanova.

Sakaq, numri i të shëruarve në 24 orët është fundit është 40, për një total prej 10.150 personash/

Nga 138,325 teste të bëra që nga paraqitja e rastit të parë, me COVID-19, në Maqedoni janë diagnostikuar 13,673 raste, 568 kanë vdekur ndërsa 2,995 ende janë aktivë./Opinion.al

Pas