Rajoni

Maqedonia e Veriut shënon 4 viktima dhe 162 të infektuar me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 01/10/20 |
Al Do

Në Maqedoninë e Veriut të enjten janë regjistruar 4 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 162 të infektuar nga testimi i 1.350 mostrave. Sipas raportit të publikuar, viktimat janë tre persona nga Shkupi të moshë 55, 80 dhe 81 vjec dhe një tjetër nga Shtipi, i moshës 81 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 743.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbi 200 persona të sëmurë me COVID-19 janë duke marrë terapi nga qelizat e tyre amë që sipas mjekëve të klinikës së hematologjisë dhe sëmundjeve infektive po japin rezultate në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Instituti i Shëndetit Publik të enjten ka regjistruar 109 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 18.138 nga të cilët 15.068 persona janë shëruar, 2.327 raste ende janë aktive.

Pas