TIRANË- Ylli Manjani nuk e ka fshehur dot nervozizmin kur iu kërkua të bënte të ditura lidhjet që Kastriot Ismailaj ka me Ilir Metën e LSI-në. Ministria e Ekonomisë që drejtohej nga LSI ka prezantuar Ismalajn për anëtar të bordit të ERE-s në 2010”, iu drejtua Fevziu- Manjanit. Ky i fundit tha se nuk është e vertetë “ po gënjeni opinionin”.
Manjani: CEZ erdhi në Shqipëri nga PD për të ndihmuar djalin e Fyles që punonte në CEZ-n e Çekisë dhe Shqipëria do merrte statusin kandidat. Sali Berisha i ka vjedhur lekët e CEZ jo LSI
Fevziu: A është e vertetë se janë vjedhur 4.6 mln euro
Manjani: Ore kanë humbur 400 milionë euro se 4.6 mln janë lekë xhepi
Fevziu: A është e vertetë se ERE ka ndërhyrë të ulur çmimin e energjisë për interes të CEZ?
Manjani: Ore edhe ky emision më duket se është përgatit tek kafja e Sheraton-it
Fevziu: Përgjigju pyetjeve, lëri akuzat…unë nuk bëj emisione të porositura